Historia e Ismail Qemal

Ismail Vlora lindi në Vlorë, më 16 janar 1844, në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut. Ishte i biri i Mahmud bej Vlorës dhe Hedije Libohovës, vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919. Firmëtar i parë i Deklaratës së Pavarësisë   

 Pas

 shtypjes Passë Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (1847), Mahmud bej Vlora, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Selanik. Në këtë qytet, - siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», - familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e Vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1851, kur i jati i tij u fal, së bashku me familjen u kthye në Vlorë, ku përfundoi mësimet fillore. Më 1855 Mahmud beu, «fisnik dhe idealist», siç e quan Eqrem bej Vlora, e rregjistroi të birin në gjimnazin «Zosimea», në Janinë, një ndër shkollat e mesme më të përparuara në Perandorisë Osmane, e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europian. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frengjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas rregjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në Janinë, me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten.


                            Fillimet e karrierës në administratën shtetërore


Në moshën 16 vjeçare ishte përkthyes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ndoqi studimet në jurisprudencë. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Më 1866 u vendos në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Më 1870 ishte guvernator i Varnës dhe i Danubit të Poshtëm. Në vitin 1876, kur u bë kryeministër Mithat Pasha, Ismail Qemali, që kishte bashkëpunuar me të edhe në të kaluarën kur ishte guvernator në provincën e Danubit, mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall në dhjetor 1876. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mithat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkepunetor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë me radhë si guvernator në provinca të ndryshme të Perandorisë dhe u caktua gjithashtu anëtar i Këshillit të Shtetit. Gjate kesaj periudhe, i ngarkuar nga sulltani per te hetuar gjendjen nderkombetare te vendit, Ismail Qemali kerkoi prej tij disa here me radhe qe te zbatonte reforma ne Perandorine Osmane. Në shkurt të vitit 1897, duke qënë guvernator i Tripolit, i paraqiti Abdyl Hamitit një promemorje ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave. Ai propozonte që të zbatoheshin me ngutësi reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, t'u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876, së ciles duhej t'i bëheshin ndryshime e përmirësime që t'u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltaneve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes. Said Pasha, ish-kryeminister i Turqise, shkruante ne kujtimet e tij (me 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t'u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise.

                                   Arratisja nga Perandoria

Disa dite pas takimit që pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia së bashku me tre djemtë e tij të vegjël. Në fillim shkoi në Athine, pastaj në Napoli, në Romë, në Lozanë, në Paris, ne Bruksel dhe u vendos ne Londer, ku qendroi per nje kohe me te gjate. Në Athinë dhe në ndonjë vend tjetër Ismail Qemali pati takime edhe me personalitete politike e shtetërore të kohës. Përveç të tjerëve u prit edhe nga mbreti i Greqisë, Gjergji I, që tregoi interes të veçantë për të. Arratisja e Ismail Qemalit beri pershtypje te madhe ne Turqi e ne Evrope, prandaj sulltani qysh ne ditet e para te largimit te tij beri disa percapje per ta terhequr ne Stamboll duke i premtuar poste te ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi[1]. Ne emigrim iu kushtua teresisht veprimtarise politike ne dobi te Levizjes Kombetare Shqiptare. Krahas me këtë Ismail Qemali, si dhe mjaft shqiptarë të tjerë, mori pjesë në levizjen e turqve te rinj, ku u bashkua me perkrahësit e rrymës së decentralizimit që kerkonin zbatimin e disa reformave, nga të cilat mund të përfitonin edhe kombësitë e Perandorisë. Në Bruksel bashkepunoi me Faik Konicen, duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, "Albania" (1897-1909). Me pas nxori ketu gazeten e vet "Le salut d'Albanie" (Shëndeti-lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë). Programin e vet politik per Levizjen Kombetare Shqiptare Ismail Qemali per here te pare e shfaqi publikisht ne intervisten qe i dha gazetes se njohur italiane "Tribuna", me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor te po atij viti ai botoi ne revisten "Albania" thirrjen (Vëllezërve shqiptarë!) drejtuar gjithe shqiptareve, ne te cilen paraqiti edhe njehere pikepamjet e veta per levizjen shqiptare. Në të dyja këto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t'u bashkuar me vëllezërit e tij shqiptarë dhe për t'u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak te rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht në Shkodër, në Kosovë, në Manastir e në Janinë, e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane. Ne sendertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare. "Ne,- shkruante ai,-duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne. Ismail Qemali e shihte te ardhmen e shqiptareve, te cilet,- siç shprehej ai,- në gjak kanë mbetur gjithmonë evropianë, vetëm po te futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian. Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart.

                      Rikthimi si deputet, aktiviteti patriotik

Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit, në parlamentin osman. Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në këto kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoimemorandumin e Greçës të qershorit 1911. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun[2]. NZhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të "Aleancës ballkanike" e që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia). U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.19 Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin "Kontinental" të Bukureshtit, u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli. Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim[3]. Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dy ditë më vonë (7 nëntor) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Ismail Qemali me delegacioni shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me diplomatë Austro-hungarez. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish-nënsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë z.Graf Berthold, njërin nga njerëzit më të fuqishëm të diplomacisë evropiane. Në këto takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handik e siguroi z.Qemali se Qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.[3] Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke që përbënin “aleancën ballkanike”, përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin hyrë thellë në tokën shqiptare[4]. Me 13 nëntor nis një telegram nga Viena sa vijon: “Përpara së Premtes jemi në Durrës. Të mbledhurit e Delegatëve në Durrës ose Vlorë është krejt i nevojshëm. I ftoni të gjithë, deri sa të vijë unë mbani qetësinë dhe bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua fare[5]. Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të zbarkuar në Durrës[6]. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”,i deklaroi, se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje"[7]. Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Isamail Qemalin, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Trieshta niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri. Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t'i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës[8]. Delegacioni në krye me Ismail Qemalin pas 2-3 ditësh të qëndrimit në Durrës, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë. Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca[9] dhe pas shumë peripetive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë.

                                                Shpallja e pavarsisë

]

Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”[10]. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar[11] që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më28 Nëntor 1912, ku ndër Burrat e fortë erdhën Isa BoletiniMehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë), dhe Sali Butka (që thuhet të ketë marrë në mbrojtje Vlorën). U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti përplasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij.

Nga tërheqja e trupave në mënyrë spontane nga fronti mes Meçovës e Bezhanit (Krahina e Gerbenasë, sot në Greqi) me urdhër t'oficerëve, çoj në masakrimin e 4,500 trupave shqiptare,- të marrë nizamë. Nga ky ekzekutim i dezertorëve me urdhër të Xhavit Pashës, shifër që ca burime e çojnë deri në 7,000 djem, u humb një pjesë e madhe e djalërisë së jugut me një manovër të çuditshme e njëkohësisht fodulle, që ushqehet me idenë se mes mbretit Jorgji e Ismail Qemali kishte një plan, nga i cili andartet greke do merrnin gjithë jugun.[12] Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912. Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë teritor, Llogara-Mifol. Ismail Qemali jo vetëm në gjyqin ushtarak që iu bë për komplotin me majorin Beqir Grebeneja (i cili përfaqësonte edhe turqit e Thesalisë) nuk dha shpjegime “për shkak të sekretit shtetëror e ushtarak”, por asnjëherë nuk ia tregoi historisë disa “marëveshje të fshehta”, se si mbante lidhje të mira me komandantët e armatave turke e sidomos me kryekomandantin Kara Seid Pasha në Berat dhe me Esat Pashën e Janinës, se si e ndihmonte ushtrinë turke me ushqime, armatime etj, se si emocionohej aq shumë kur lexonte letërkëmbimet me Kara Seidin, që ia sillnin korierët nga Berati përmes Mallakastrës dhe se si kishte ardhur edhe deri në ShënGjin për t’u takuar me Hasan Riza Beun, por ky as e begenisi.[13] Duke u kapur pas paragjykimeve fetare të fshatarësisë dhe faktit që lufta drejtohej kundra princit të krishterë Wilhelm Widit, agjentët xhonturq u munduan t’i jepnin lëvizjes karakterin e luftës për mbrojtjen e islamizmit. Misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me Ismail Qemalin dështoi, pasi konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja. Ky ishte dhe shkaku kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të largohej nga Shqipëria.[14]

Me vendim të këtij Kuvendi u emërua kryeministri i parë i Shqipërisë, dhe ushtroi pushtet simbolik në një pjesë të vogël të vendit pasi pjesa më e madhe ishte pushtuar nga hordhitë serbo‑malazeze dhe greke. Dha dorëheqjen më 22 janar 1914 pas të ashtuquajturit komplot të majorit Beqir Grebenesë[15] dhe pushtetin ia "dorëzoi" Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t'u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919



 

This free website was made using Yola.

No HTML skills required. Build your website in minutes.

Go to www.yola.com and sign up today!

Make a free website with Yola